Haxhi MUHAXHERI ATDHEU Është oqean i vogël i trazimit të madh ku bien heronjtë Tokë e pushtuar nga magjia e shkretirës ku vritet ëndrra e Gjergjit Është vend prostitutash veshur me ngjyrat e flamurit ku lindin kopila që shesin veten Luadh gomerësh a mal ujqërish të uritur që e kafshojnë tinëz Lirinë Atdheu – është plagë zemre që po rritet... rritet... e rritet... 4 shkurt 2018
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen