Montag, 17. Juni 2013

Zgjohu poet


(Thirrje për poetin Ali Podrimja)

Poezi nga Haxhi Muhaxheri


Nuk jam engjull
Në tempullin e durimit
As memec i përgjumur

Zotin mallkoj
Që as kokën e ktheu
Kur Kosovës ia lidhje plagët

Zgjohu poet
Se përseri
Po „Tkurret Atdheu“

Zgjohu e zhvishi
Të gjitha marrëzitë e kësaj bote

Europa prapë  fle
E djalli lirshëm bën orgji

Zgjohu për Tokën Dardane
Për „gjakun që nuk falet“

Zgjohu ore burr i dheut
E ti zëmë pusi të keqës
Se koha nuk pret

17. 06. 2013



Komente:

Pal NDRECAJ:

Nje poezi e bukur, e fuqishme dhe tronditese! Poeti, H. Muhaxheri, therret kredon njerezore, poetike e kombetare te poetit te madh Ali Podrimja, per ta mbrojtur nga e liga qe po na i kanoset kohes sone, njeriut tone; per ta mbrojtur ardhmerine qe, kur te vije, te mos na gjeje duke vuajtur denimin e tkurrjes se atdheut.
Eshte nje ze i revoltuar qe shperthen papermbajtshem ne mallkim edhe kunder Zotit qe nuk e kthente koken kur Ali Podrimja po ia lidhte plaget Kosoves...



Gjon RROKU:

Qartesia e mendimit shoqeruar me forcen shprehese dhe lirshmerine e vargut percjell mjaft bukur mesazhin e autorit: Zgjohu per token dardane/ Per "gjakun qe nuk falet". Ndjeshmeria e poetit eshte prekese...." Po, tkurret Atdheu". Poezi qe te fymezon , te mbushe me ndjenjen e madherishme te atdhedashurise...


 Anastas NIKA:

"Zgjohu Ali Podrimja
E e ti zëm pusi të keqës
Se koha nuk pret"


Vete Ali Podrimja dhe vargu i tij ka qene; eshte e do te jete nje kembane e forte e dashurise per dheun e tij Kosoven. Dhe ai flet per ata qe kane sy, e kumbon per ata qe kane vesh e duan ta degjojne.("Kosova asht gjaku im qe nuk falet").  Edhe vargjet e autorit Haxhi  Muhaxheri, kan po ate porosi. Bejne qe njerezit te drejtojne syte nga ai, i madhi mjeshter i dashurise dhe vargut te dhimbjes , e te ngrene lart figuren e tij, duke thirrur per luftimin e mprapshtive te kohes ..."Zgjohu e zhvishi/Të gjitha marrëzitë e kësaj bote"! "Zgjohu Ali Podrimja"!


Drita LUSHI:

"Zgjohu poet"-"Se koha nuk pret", se kombi ka nevoje.
Fjala e poetit eshte si kushtrim ne kohe dhe periudha te vecanta historike.
Aq me shume kur behet fjale per poete me emer si Ali Podrimja.
E kur i drejtohet ne vete te pare ne menyre thirrore: "Zgjohu Ali Podrimja",  rritet vlera emoconale e poezise.



Ymer NURKA:

Kjo eshte thirrja e poetit... Ketu shungullon bukur si vete verbi poetik i Podrimes se Madh dhe jo vetem... zgjimi me se pari vjen prej genit te dijes qe flen ne mendjet tona kur deklamohet paqja...dhe veshtire eshte te dallosh opiumin prej nga vjen. Por ne shqiptaret me se tepermi kemi qene te tradhetuar prej vetes, ndaj duhet te themi sikur fleme me te keqen... E zgjimi duhet te jete motivi i vete jetes.



Rrahim SADIKU:

Thirrje që po duhet të dëgjohet shpesh në këto troje,sepse kur artisti (poeti) flen, kombi gjëmon e rënkon.Thirrje e ndërgjegjes njerëzore e kombëtare del nga këto vargje.


Hasan QYQALLA:

Psalm i mrekullueshem Poetik...! Respekt miku Haxhi Muhaxheri!


Fadil CURRI:

Si poezi eshte mbreselenese, nje LAMENT ndaj ogurit te zi ne qiellin shqiptarqe mund te na plandoset. E shtrojme pak me ndryshe kete tufe vargjesh,mbase edhe jashte qejfit te autorit Haxhi Muhaxheri. Kerkon te ringjallet poeti Ali Podrimja, te jete nje si shpetimtar nga tkurrja e metejshme e atdheut, te zgjohet si nje JUD. Nese ka nderruar status bilogjik poeti Podrimja, poezia e tij kumbuese per OREN shqiptare(jo vetem te Kosoves) te Shqiptarise, eshte gjalle ne kujtesen tone plot shije artistike, porosi haperuese dhe kod zgjedhor te fatit te lumnuem per te ardhmen. Ne kete rrethana ishte gjalle Ali Podrimja, i perjetoi zezonat ogurzeze, por asgje individualisht nuk ndryshoi dot. Edhe po te ngjalle, fat te ngjashem do te kishte. Poezia e tij, si edhe kjo e jotja, do te perfundonte me mbresat e lexuesve, me komente keqardhese per gjendjen shqiptare ne Kosoven e paratkurrur dhe asgje me larg. Ju ia zeni per te madhe Evropes, e cila as qe çan koken e saj prrfide per shqiptaret e Kosovenb ne veçanti, sepse brenda saj secili shtet poetent ka nga nje Kosove te vet, ndaj edhe nuk fle Evropa, si mendon ti ne nje varg. Edhe Zotin mos e mallko, i nderuari Haxhi, sepse ai te ka dhene mendje e force gjykuese, te ka falur shtigje shpetimtare, por varet se si ishfrytezon, ose kolektivisht te themi si i shfrytezojme ne ato. Ai do te na ndihmointe nese ne e ndihmojme veten paksa, e neser ne e mohojme mujndesine e Tij ndihmeçare duke ndjenjur ne kokerr te shpines, do te thote e injorojme edhe Ate, te Gjithemundshmin, edhe per shpetimin tone. Po shoh qe nen kete poezi kane komentuar pena nga troje te ndyshme shqiptare dhe me detyroi te pyetem: Ku eshte forca inteklektuakle, shkrimtare, kulturore, artistike, historiane, me thjesht thene, ku jane akademite e shkencave shqiptare, universitetet, shoqatat e shkrimtareve, filozofeve, juristeve, historianeve, fetare e shume te ngjashme qe nuk e ngrene zerin kunder tkurrjes se Shqiptarise? Sa ky mllef i komiunitetit letrar fejsbukist arrin deri te ndergjegjja e parise shqiptare, por edhe me larg - te forumet vendimmarrese boterore? Te prihet edhe nga komuniteti letrar qe permes ndonje nisme kuklturore te ngritet zeri i padrejtesise, qofte permes ndonje peticioni, proteste, shkrese kolegeve te botes dhe te behet trysni politikaneve e qeveritareve, parise aktuale shqiotare qe te menbdoje me esull e me me paramendime fatlume per mostkurrjen shqiptare. Nese zeri mospajtues i Gjergj Fishtes ne Veri e te Çajupit ne Jug per unitet shqiptar, per moscopetim te trojeve shqiptare atebote ishte i pamundshem te depertoje me larg se bashkatdhetaret e vet, sot, ne boten e munesive internetore informimi dhe shperndarja e lajmit eshte me e e depertueshme dhe me e dobiprurese. Kete problematike e pata shtruar para disa vitesh ne nje tekstin "Kosova duhet te çlirohet nga shqiptaret", te botuara ne disa gazeta e redaksi internetore, duke theksuar amulline e akademikeve shqiptare dhe fatin e Mitrovices, zhberies se saj te mundshme. Por, pos disa komenteve perkrahese, perseri secili me te veten.Prandaj, fitova pershtypjen se kjo poezi, si edhe teksti im gazetar, do te kete fatin e nje vajtimi qe nuk e degjon kush per te ndryshuar gjendjen e mjere te vajtuesit dhe lagjes se tij(Kosoves, Shqiptarise), ndersa nuk behet e madhe edhe para hundeve te parise politike, administrative e shteterore shqiptare, ndersa nuk i perdhoset krenaria hipokrite e tradhetare e parise. Te faleminderit dhe pershendetje, i nderuari Haxhi.



Begzad BALIU:

Urime Z. Haxhi. Poetet per te gjalle e per te vdekur kane nevoje per kujtime te tilla poetike!


Fran UKCAMA:

 Thirrje poetike e perkryer, Alarm se dheu i Arbrit prap po hjek, ngrihu zgalemi i kushtrimit, po therret Haxhiu Poet! Urime Haxhi! 


Gjon NEÇAJ:

Bukur,shume bukur miku im ! Nje thirrje,nje kushtrim qe simbolizon tjetersimin e poetit me kombin,per t'u zgjuar se Ali Podrimja eshte i perjetshem me kombin e vet.
Xhevair BAXHIA:

Nje dedikim teper mbreselenes dhe me shume shkelqim,vleresime plotesisht te merituara keto vargje kushtrim dhe plot madheshti per Podrimen e Madh ! Respekt dhe faleminderit miku im Haxhi edhe per mesazhet qe percillni...Urime !


Agim GASHI - Drenica:

Nje përkushtim dhe kushtrim poetik i fuqishem nga pena tanime e dëshmuar e poetit Haxhi MUHAXHERI.Ka kohë qe vertete s'kam pasur rastin te lexoje vargje me te bukura poetike.Miku yne Haxhi Muhaxheri figurën e poetit Ali Podrimja e ngrit në nje figur profetike duke iu drejtuar
"
Zgjohu poet
Se përseri
Po „Tkurret Atdheu“


.Pêrgezime dhe urojme qe sa me shpesh te dhurosh vargje margaritarnga pena juaj.



Fehmi BERISHA:

Thirrje e bukur artistike,thirrje kuptimplotë në kohë të duhur....


Blerim VALLA:

Eh, Haxhi...sa do te gezohej Haxhi, Aliu per keto vargje tuaja.Te lumte, si gjitnje je i mrekullueshem.


Lulzim BREZNICA:

Shume e bukur ,...me perkujtuat Podrimen(poetin tim te preferuar) "Zgjohu Kosove" dhe Thirrja juaj po me tingellon "Thirrje Podrimes-Atdheut"...Pergezime per poezine dhe stilin tuaj.

Për ditlindjën e mikut

Shkruan: Shaban CAKOLLI

Dua të e çmoj lart këtë përvjetor të mikut, si përvjetor

i shenjët e madhor, si një ditë të rëndësishme të botës së mërguar shqiptare, e cila na kujton kohën që përjetuam, në mes dhembjes, ankthit, pikëllimit, sakrificës e përkushtimit, kur ndiqej e torturohej çdo autor i fjalës së shkruar shqip.

Ata që nuk e duanin fjalën e bekuar shqipe, ngritnin komplot të heshtëjes ndaj çështjes sonë. Ngritnin komplot heshtëje, sepse kështu donin të na zhduknin, në njërën anë përmjet zhdukëjes fizike, në anën tjetër përmes zhdukëjes kulturore, të dyja ishin njësoj të dhimbshme dhe të rrezikshme, sepse ishin forma të cilat me gjuhën e forcës, donin të zhduknin identitetin e një kombi. Fatbardhësisht kjo nuk ndodhi, falë qëndrushmërisë dhe sakrificës të disa bijëve e bijave intelektual e të guximshëm.

Njëri ndër ta ishte edhe miku ynë shumë i çmuar Haxhi Muhaxheri. Ky burrë intelektual,i guximshëm, i veshur me atdhedashuri, armë të fortë e kishte dijen dhe penën, ai bëri një punë të madhe me penën dhe dijen e tij, si të poetit, ashtu edhe të gazetarisë, ngriti në thumb padrejtësitë që na i bënte pushtuesi, pushtuesi i hidhëruar helm, mund të e ndiqte me dhunë, po nuk mund të i zaptonte as dashurinë, as dijen, as qëllimin.

Haxhiu erdhi në Austri, por vetëm sa shtoj më tepër aktivitetin e tij në gazetari dhe letërsi. Ai nuk e do heshtëjen, ai mjet e ka fjalën,shkroi e njoftoj botën për padrejtësitë e pushtuesit mbi shqiptarët. Shkroi, libra, gazeta, shkroi dhe kjo ishte e shenjët sidomos për mërgatën tonë, të cilën fjala e shkruar e mbante të frymëzuar dhe të informuar. Ky ambasador i kulturës sonë, i cili nuk din të pushoj.duke ruajtur e kultivuar gjuhë, kulturë e traditë, ndihmon edhe të rinjët tonë, të kultivojnë gjuhë e kulturë dhe të shpëtojnë nga gllabërimi i asimilimit. Pak fjalë për veprën e Haxhi Muhaxherit:


Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë: Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese "Pena", kryeredaktorë i të parës revistë erotike "Amori" dhe botues i revistës "Alberos"(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: "Pena"(letrare), "Dëshira" (për familje) dhe "Fanari"(për të rinj). Për mungesë fondi, botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë. Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.

Ka vite që ky mik i madh, veq krijimtarisë së vet hargjon shumë kohë, duke na prezantuar shkrimtarët dhe poetët më të njohur të Rilindjes sonë kombëtare,ata me famë botërore, shkrimtarët e poetët tanë bashkohës, pa kursyar kohë as mund, për të afirmuar edhe krijuesit më të rinjë .Se ku e merr atë forcë, energji, atë burim të pa shterrshëm qëndrueshmërie e din ai vet, po me plot të drejtë mund të themi, se me punën, kultivimin, pasurimin e letrave tona është i njohur si ambasador i madh i letërsisë sonë, madje ka krijuar miqësi në çdo shtëpi shqiptare,ku adhurohet fjala e bukur shqipe.

Haxhi Muhaxheri,ka krijuar faqe të kulturës në internet,blogje,të cilat me punë e mund të madh i administron,ku përfaqëson e begaton kulturën tonë,e këto janë:

  1. Albplanet
  2. Bukureza (Faqe për fëmijë)
  3. Poezi Shqiptare
  4. Sofra poetike
  5. Albpoetika
  6 .Proza Shqipe
  7. Libra dhe autor
  8. Poezi për Çamërinë
  9. Poezi për Shqipërinë
10. Poezi për Kosovën
11. Ora shqiptare

12. Arena
13. Lugu i Baranit

14. Kosuriqi
15. Malli  (Faqe për diasporën)
16. AlbKino (Faqe me filma shqiptar)
17. ALBwebTV (Faqe me kanale televizive shqiptare)

E ndoshta ka edhe faqe tjera që nuk kam arritur të i njoh.Nesër më 4qershor,miku ynë ka ditëlindjen,ai po përmbush dyzetegjashtëvjet,të pasura e ndërtuara me punë të ndritëshme.
I dashur mik Haxhi Muhaxheri,nuk pata ndonjë dhuratë tjetër për të përgëzuar për ditëlindjen,kjo ishte dhurata të cilën munda të ua ofroj:Pranoni urimet më të përzemërta për ditëlindjen tuaj, ju urojmë shëndet e jetë të gjatë,me të mbara,suksese e gjithë të mirat në jetë.Ju urojmë edhe njëqind të tjera,me dashamirësi e rrespekt,për punën tuaj kulturoro-kombëtare.



Haxhi MUHAXHERI

POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë


Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson

Per vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë
një këngë e re po vjen


 PSE VDIÇ POETI

Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja

Mos pysni
pse vdiç poeti




KUR MË THOSHE

(Babait)

Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s'e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!

-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!

-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!

Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s'kan ç'të bëjnë epidemitë!


Plaku im i urtë,
Ç'peshë të kishte fjala...



LALËS

Rudha e ballit
vrragë kohësh

Fjala
mbrumur motesh

Hapi i tij
shteg i ri

Unë
bimë e farës së tij

"Rilindj", 26.04 1987



GURRË E ZJARR

Dashur e kam qëmoti
kengen e diellit

Ëndërroja
dashuroja

Gurrë jete e gëzimi
vret macen e zezë mallkimi
Dashuria ime
gurrë e zjarr

"Rilindja", 1991




SHENJTOR I LETRAVE TONA

(At Gjeçovit)

Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha

Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë

Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon

"Shkendija" Nr 44, fq.12, 1991




KOSOVËS

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie



MOS

Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve

Mos i mallko yjet
Për brengat që ke

Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje

Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11



 PËR ATË FJALË

Për atë fjalë
Që peshon sa bota
Kurorëzoje buzëqeshjen
Me një puthje të ëndërrt
E prishi krejt nyjet
Udhës sate
Fat të ri lidh
Bulëzim dashurishë

Thëllënze moj
E bukura e dheut

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11




PEMA E MIQËSISË

Frutat i ka te embëla
rritet në të gjitha stinët
nuk ka sëmundje që e zën
farë e saj mbinë çdo ditë
Planetin pushtuar e ka dashuria
Njeriu i Ri i Jetës që vjen



Nga "Sofra poetike", 4.06.2013

Samstag, 15. Juni 2013

Pema e miqësisë



Haxhi MUHAXHERI

PEMA E MIQËSISË

Frutat i ka te embëla
rritet në të gjitha stinët
nuk ka sëmundje që e zën
farë e saj mbinë çdo ditë
Planetin pushtuar e ka dashuria
Njeriu i Ri i Jetës që vjen

Austri, 2012

POETI I DRITËS - HAXHI MUHAXHERI

Nga Grigor JOVANI

Me Haxhi Muhaxherin kam miqësi relativisht të re. Ka nisur përpara pak muajsh, siç nisin miqësitë moderne, vizualisht, nëpërmjet internetit. Tani, shumëçka e bëjmë nëpërmjet tij; botojmë aty, letërkëmbëjmë aty, më të rinjtë se ne edhe dashurojnë aty. Fillimisht, ne, më të vjetërve, s’na vinte mbarë, mundoheshim të sarkazonim realitetin e ri që përjetonim, por erdhi një kohë që ky mjedis na u bë i domosdoshëm, i përditshëm. Pra, ja aty u njoha me "bacën Haxhi" nga Kosova dhe tashmë jemi bërë të afërm, aq sa ai më quan në mesazhet private "Gole, i dashur", siç më thonë miqtë e qëmotshëm dhe unë bëj shaka "historike" me të "I dashur Haxhi Qamil".
Kështu që, duke marrë vesh ditëlindjen e tij të sotme (një tjetër e mirë e internetit, na lajmëron ditëlindjet e miqve dhe na shpëton nga keqkuptimet e harresës), mendova t’i bëj një përkushtim poetik tek "Sofra" e tij, pasi nuk ishte e udhës, që ai t’ia bënte vetvetes. Veçse këtu u gjenda përpara një të papriture. Sot zbulova edhe një vyrtyt tjetër të mikut tim të ri dhe u lumturova më tepër për të. Ku nuk gërmova nëpër sajtet internetikë, që kishin të bënin me "bacë Haxhinë", dhe unë di ta bëj më së miri atë, si gazetar dhe botues, se mos gjeja disa të dhëna për biografinë e tij letrare dhe jetësore, për të shoqëruar, kësisoj, ciklin që i kisha përzgjedhur nga krijimtaria. Dhe e dini ç’gjeta, miq të dashur? Asgjë. Vetëm poezitë e tij. Kaq modesti nuk e kisha menduar. Dhe më erdhi turp për veten, si edhe për ata kolegë, që kur më çojnë materiale tek "Pegasi", biografitë i kanë më të mëdha se dërgesat artistike.
Haxhi Muhaxheri don të flasë me poezitë e tij. Poezinë quan ai për biografi. Të tjerat nuk i interesojnë. Pasi, siç thotë në një vjershë, nuk ka kohë poeti të merret me gjëra të tilla, sepse:


"Per vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë"

 
Të të jem tejet i saktë, gjeta në profilin e tij në facebook dhe nja dy të dhëna, që unë do t’i quaja "të rëndësishme". Së pari, ka punuar tek "ALBwebTV", si gazetar mbase, kështu që poezia e tij fitoi tensionin dhe dramacitetin e një publicisti, ka ritmet dhe shqetësimet e ditës, të dhëna këto telegrafisht. Së dyti, pyetjes internetike, se cilës ide politike i përkushtohet, i përgjigjet me një fjalë: Shqiptarizmës. Prandaj dhe poezia e tij ka erë shqiptare, ka një patriotizëm të pabujë, por të nëndheshëm. Ç’është më e rëndësishmja, patriotizmi i tij nuk ka kufinj gjeografikë. Është kosovari që dashuron dhe përjeton shqiptarisht. Së fundi, u njoha edhe me devizën e tij: "Dashuria vret më së shumti!"
Ke të drejtë, Haxhi Muhaxheri. Poeti është bir i Dashurisë dhe luftëtari i saj. Sepse, siç thua edhe vetë, Poeti "Fle me të gjitha të dashurat/ dhe zgjohet bashkë me dritën..."
Dritë paç në jetën tënde, Haxhi Muhaxheri! E shpërndafsh dritën e dashurisë tënde, nëpërmjet vargjeve, tek miqtë dhe dashamirët e tu! Çoje gotën: "Bromb, për ditëlindjen!" Sepse vetëm rakija nuk pihet vizualisht...
 
GRIGOR JOVANI
Athinë, 4 qershor, 2011



Haxhi MUHAXHERI

POETI

Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën

Për ta zën frymëzimin e parë
Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson


Per vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë

një këngë e re po vjen



PSE VDIÇ POETI

Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja

Mos pysni
pse vdiç poeti



KUR MË THOSHE

(Babait)

Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s'e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!

-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë Gogol!

-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!

Më kujtohet kur më thoshe:-
Po u mbështete në diell
s'kan ç'të bëjnë epidemitë!

Plaku im i urtë,
Ç'peshë të kisshte fjala...




LALËS

 
Rudha e ballit
vrragë kohësh

Fjala
mbrumur motesh


Hapi i tij
shteg i ri


Unë
bimë e farës së tij

"Rilindj", 26.04 1987




GURRË E ZJARR

Dashur e kam qëmoti
Këngën e diellit

Ëndërroja dashuroja

Gurrë jete e gëzimi
Vret macen e zezë mallkimi


Dashuria ime
Gurrë e zjarr

"Rilindja", 1991




SHENJTOR I LETRAVE TONA

(At Gjeçovit)


Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha


Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë


Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon


"Shkendija" Nr 44, fq.12, 1991



KOSOVËS

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane
Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie




MOS

Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve

Mos i mallko yjet
Për brengat që ke

Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje

Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11



PËR ATË FJALË

Për atë fjalë
Që peshon sa bota
Kurorëzoje buzëqeshjen
Me një puthje të ëndërrt
 

E prishi krejt nyjet
Udhës sate
Fat të ri lidh
Bulëzim dashurishë

Thëllënze moj
E bukura e dheut

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11




PEMA E MIQËSISË

Frutat i ka te embëla
rritet në të gjitha stinët
nuk ka sëmundje që e zën
farë e saj mbinë çdo ditë
Planetin pushtuar e ka dashuria

Njeriu i Ri i Jetës që vjen

 

Për atë fjalë


Haxhi MUHAXHERI

PËR ATË FJALË
 
Për atë fjalë
Që peshon sa bota
Kurorëzoje buzëqeshjen
Me një puthje të ëndërrt
E prishi krejt nyjet
Udhës sate
Fat të ri lidh
Bulëzim dashurishë
 
Thëllënze moj
E bukura e dheut

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11

Mos


Haxhi MUHAXHERI

MOS
 
Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve
 
Mos i mallko yjet
Për brengat që ke
 
Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje
 
Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës

"Flaka e vellazërimit". E premte,15.11.1991 fq.11

Shenjtor i letrave tona


Haxhi MUHAXHERI

SHENJTOR
I LETRAVE TONA
 
(At Gjeçovit)
 
Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha
 
Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë
 
Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon

"Shkendija" Nr 44, fq.12, 1991

Gurrë e zjarr


Haxhi MUHAXHERI

GURRË E ZJARR
 
Dashur e kam qëmoti
kengen e diellit
 
Ëndërroja
dashuroja
 
Gurrë jete e gëzimi
vret macen e zezë mallkimi
Dashuria ime
gurrë e zjarr

 "Rilindja", 1991

Lalës


Haxhi MUHAXHERI

LALËS
 
Rudha e ballit
vrragë kohësh
 
Fjala
mbrumur motesh
 
Hapi i tij
shteg i ri
 
Unë
bimë e farës së tij

"Rilindj", 26.04 1987

Kur më thoshe


Haxhi MUHAXHERI

KUR MË THOSHE
 
(Babait)
 
Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s'e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!
 
-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!
 
-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!
 
Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s'kan ç'të bëjnë epidemitë!
 
Plaku im i urtë,
Ç'peshë të kishte fjala...

Kosovës

Poezi nga Haxhi Muhaxheri

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
Pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
Për atë bimë dardane

Këngën e mortit
E ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie

2012

Pse vdiç poeti



Haxhi MUHAXHERI

PSE VDIÇ POETI
 
Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja
 
Mos pysni
pse vdiç poeti

Austri, 2012

Poeti


Haxhi MUHAXHERI
 
POETI
 
Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë
 
Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson
 
Për vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
në kërkim
të fjalës së pa thënë
 
një këngë e re po vjen

Austri, 2012

Çamëria

Poezi nga Haxhi Muhaxheri

Çamëria është
Lumë i Loteve që nuk shteron
Malli i të dëbuarve që përvelon
Kënga e Shpresës që gjallëron
Ora e lutjeve që nuk mbaron

Është ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i shenjtë i etërve
Emblema e krenarisë

Çamëria
Është damari i ngushtuar i atdheut
Tregimi më i drejtë për barbarinë
Plaga ime e pashëruar
Libri i papërfunduar i historisë

Çamëria
Është kodi i pazbërthyer i perëndisë

29.04.2013

Uratë


Haxhi MUHAXHERI

URATË*

Zotynë

Pranoje Lutjen time

Diell të ketë
Në Mendjen e Durimit

Orëbardhat ta shpejtojnë
Ditën e gëzimit

Lulet e kësaj toke
Ilirisht
Uratë le ti këndojnë bashkimit

Nuse e Ujrave
Të na i gëzoj shtëpitë

Circe Jona
Të na i mbëltoj dashuritë

Ëndrrmirat
Të na i zgjedhin Fatitë

Këngët tona
Ti pushtojnë lartësitë

Amen

*Kjo poezi mori Çmimin e parë në „Takimet e Gjeçovit"
në Zym të Kosovës, në vitin 1994

Atlantida e Re


Urime Veneci
shekullin e dhjetë mbi ujë

Kujdes njëzetenjëshin

Nuk u besohet më
pellumbave të bardhë
banorëve të parë
në sheshin Santa Maria Sallita

Uji po han tokën tuaj

Një ditë do ta përpijë
se bashku me 46 ishujt
dhe Urën e Psherëtimave
qe të krijohet Atlantidë e re

Veneci


Haxhi Muhaxheri, 1995
________

Komente në Facebook

Pal Ndrecaj:
I dashur Haxhi, jam i lumtur qe njihem me poezine Tende per here te pare, megjithe keqardhjen qe kjo gje ndodh me kaq vonese. (Nje rast i bukur per te falenderuar mrekulline e FB-se). Ne poezite qe pata rastin t`i lexoj dukesh poet i nje mendimi te thelle, te laboruar deri ne hollesi, mjeshter i shkelqyer i paraqitjes artistike te atyre mendimeve e ideve dhe gdhendes (deri ne mjeshteri) i fjales ashtu qe te mund te mbaje pa u luhatur peshen e tyre (te mendimit dhe te ideve).

Prend Ndue Buzhala:
Shekujt, Atlantida e re, Ura e Psheretimave... metafora e trishte: uji po han token tuaj...
Te gjitha brenda nje poezie me ndjeshmeri te pasur lirike e me semantike te funksionalizuar estetikisht: emri poetik i mitit mbi Atlanden nuk resht se kenduari... deri te miti modern per Atlandiden e re.
Pergezime!

Mihallaq Qilleri:
Shume interesante!

Fran Tanushi:
E mrekullueshme.

Grigor Jovani:
Shumë e bukur, Bacë, universale!

Napolon Braho:
Poezi e bukur dhe me nje mendim te thelle.

Rina Mitkolli Kolonja:
Vargje te thella filozofie...

Edip Daci:
Poezi me figuracion të pasur artisgtik dhe me mesazh filozofik.

Gjurmë


Haxhi MUHAXHERI
 
GJURMË

Me kohën në hapërim
për të lënë gjurmë
në pemën e jetës

Grurisht
këndoni diellit
legjendave

Me fjalë ndërtoni
ura mbi brigje
ura dashurie

Në gjuhën
e yjve të baladave
rrëfehuni

Për të dëshmuar
me emrin
ne gurin e varrit

RILINDJA, 10.11.1988

Ujk më është bërë vetja

Haxhi Muhaxheri

UJK MË ËSHTË BËRË VETJA

1.

Përditë zgjohem me mendjen në ty
Shtegun mbuluar e ka bloza e dëshirës
Më përvlon malli
E veten ngushlloj me letra dashurie

Më kot mundohem të mësoj
Kobi je ti që më sillësh vërdallë
A fati im i çalë
Që më shpie drejt çmendisë
Lule ferri je a lule parajse
Bukuri verbuese 
A kumt orësh të liga
Lojtare netesh të humbura
A sëmundje që nuk shërohesh
Pjellë mortore a gjemb durimi
Çelës enigmash a nepërkë syri
Si ta kuptoj moj - Më thuaj...

2.

Më shanë
Pse me emrin tënd
Pagëzoja yjtë lumenjtë përrallëzat

Më qeshen
Për lutjet e mesnatës
E psherëtimat krismë qielli
Për ëndrrat e harlisura
E lotin e buzëqeshur
Për ditet që më iknin
Sy njerëzve të hekurt

Dhëmbet u ranë së qeshuri
E Peruni i Madh*
Hiqte valle mbi kockat tona

3.

Ti nuk erdhe e dashur
E në shpirt
Termete shkaktuar më ke

Ti duhej të vije
Bashkë me pranverën
Dhe këngët e të lashtave

Portë e hapur të pret
Dhe karafil i vyshkur
Ne dorën time

Eja e dashur - Eja...
Ujk më është bërë vetja

Prishtinë 1995
______________
* Peruni i Madh - Zoti i Sllavizmit

                                              - - - - - - - - - - 

Disa nga komentet në Facebook

Myrtewza MARA:
"Poetit i mjafton nji dhimbje",- ka thene i Madhi Fatos Arapi. E pra, kush me mire se dhimbja, se malli, se kujtimi, brenga e pezmi mund te lidh aleance me Muzen? "...Me emrin tend pagëzoja yjtë, lumenjtë, përrallëzat!"...

Fehmi BERISHA:
Thërret thellësi e shprtit.Thërret ndërgjegjja e pastër lot. Pengesat janë të mëdha,duhet kaluar. Pritja e pambarim të bënë edhe ujk,bënë rrëmuj shpirtërore...
Një poezi e cila përmes metaforave të përdorura bukur shpreh botën dhe gjendjen shpirtërore protestuese të autorit.

Fran TANUSHI:
Poezi impresionuese. E lexova me ëndje, madje disa herë, poezi mjaft e bukur. Uroi të jetë jetësuar dëshira , (e dëshiruara të ketë ardhur) dhe nga ujku të ketë mbetur një qenxh i alpeve tona...

Naim ZHINIPOTOKU:
Nje krijim i kohes se djalerise do thoja, nostalgji se kaluares. E thurrur me metofore te ngjeshur, poeti rrefehet kjarte dhe sinqerte, duke hyre e dale horizonteve te tera si shprehet edhe Ai vet, çmendurisht...por e tille eshte dashuria ne djaleri, kur humbesh e tretesh pas saj...

Adem GASHI:
... Haxhi, ujku poetik nuk paska fjetur!

Skënder BRAKA:
Poezi e mrekullueshme. Vargje përplot ndjenjë.

Tonin NIKOLLI:
Poeti me kete poezi mjaft te bukur dhe te realizuar artistikisht evokon nje dashuri te madhe per te cilen eshte gati te sublimohet.Kete dashuri e enderron si nje melhem qe do te sheroje shume plage pernjeheresh,por nje eshte me kryesorja, SHPIRTIN.

Jeton MUÇOLLARI:
Ti këndosh dhimbjes është dhimbje më vete, por dhe shpresë dhe qetësim i shpirtit, vargje që të tërheqin njëri pas tjetrit.

Valon RASHICA:
Përshkrim i bukur i një ndjenje që karakterizohet nga një pritje plot mall, nga pritja për më të dashurën. Kjo pritje duket sikur ka shkaktuar një konflikt të brendshëm shpirtëror i cili tashmë ka arritur kulmin e vet dhe i cili mund të pushojë vetëm kur të përfundojë kjo pritje: Eja, Ujk më është bërë vetja. Poezi e metaforuar bukur dhe e ilustruar edhe me teza dhe antiteza që theksojnë një dhimbje shpirtërore të shkaktuar nga malli.

Bujar SALIHU:
Ujk i dashurisë dhe ujk i poezisë...

Pëllumb TARE:
Kjo "ulerime" poetike vjen si si klithje e shpirtit, nga malli, nga pritja; ku poeti, me emrin e te dashures, pagezon yjet, lumenjte, perallat... Poezi shume e ndjere, ku fjala ujk vjen njerezore.