Samstag, 15. Juni 2013

Unë dhe kënga

Nga Haxhi MUHAXHERI

Do të varrosemi
Kur të na lindin
Të vdekurit

Për të lindur
Kur të vdekurit
Të na varrosin

1998
____

Komente në Facebook

Xhemajl Rudi:
Pak vargje që flasin shumë

Abdullah Konushevci:
Nje paradoks i bukur poetik. Kur na varrosin te vdekurit, ne lindim pernjemend!

Merita Smaja:
Eshte nje jete, dhe duhet te jete rruga jone, ka dhe nje te pertejme, qe eshte thjesht vijim rruge. Te dyja bejne perjetesine, dhe kjo s'eshte e jona. Shpirti nuk e jeton vdekjen...
E thelle kjo poezi si vdekja dhe e dhimbshme si lindja.

Arqile Gjata:
Poezitë e "vogla" kanë në vetvete dhe mbartin ide të mëdha jo vetëm poetike, por dhe filozofinë e fjalës. Kësaj poezie i lexohet vetëm kurmi që ka lënë "piktura" e poezisë shkruar nga Haxhi Muhaxheri...

Pilo Zyba:
Bukur, miku im ! Shikoj se të gjithë miqtë e tu të urojnë për fjalën e pakët. unë mendoj se fjala nuk është e pakët, talenti nuk bën gjë tjetër vetëm se strydh botën në një shishe të vogël, dhe këtë nuk e bën dot, vetëm se i talentuari dhe artisti.

Luljeta Shala: 
Pa koment. Poezi me shume vlere dhe art.

Jeton Muçollari:
Të pakt janë poetët që shkruajnë pak vargje për të dhënë një kuptim të madh.

Beni Ceci:
Vargje me nje mendim te thelle, te realizuara me nje mjeshteri te larte artistike.

Aziz Hyseni:
Shumë e bukur kjo...herë më ngjan në një poezi filozofike, dhe herë në një filozofi poetike... Sa shumë është thënë në aq pak fjalë...

Anila Qirjazi Mihali:
E bukur dhe filozofike. Poezi elite.

Kozeta Zylo:
Vargje qe japin poetikisht kengen, lindjen dhe vdekjen, por me nje mesazh te thelle filozofik!

Irena Gjoni:
Konciz, lakonik, por me esence qe ngelet e patjetersueshme.

Fatime Kulli:
Shume e bukur, koncize!

Festim Liti:
Nje aforizem e bukur filozofike per te perjeteshmet caste; lindja dhe vdekja.

Selman Etemi:
Për mua qe një Poezi shumë e gjatë, edhe pse gjashtëvargëshe. M'u nevoiten 20 min. për leximkuptimin e saj. Si përfundim (imi): Poeti dhe Kënga, do jetojnë më gjat se vet jeta!

Pellumb Tare:

Sa pak fjale... sa shume mendim... sa art...

Keine Kommentare:

Kommentar posten