Samstag, 15. Juni 2013

Kur më rrëmben fjala

Kur më rëmben fjala
Më vërshojnë gëzimet
Sikur të gjitha të dashurat
Ti kisha pranë

Kur fjala më çalon
Dehem e bëhëm tapë
Si të kisha pirë
Helmin e kësaj bote

Kur më buzëqesh fjala
Diellëzohem lartësohem
Si ti kisha përmbysur
Të gjitha perandoritë


Haxhi Muhaxheri, 1996


_________

Komente për poezinë në Facebook

Xhemajl Rudi:
Fjalët janë arma e poetit, thotë Gëte. Dhe fjalës i ke dhënë kuptimin e permasës së saj, në këto vargjet të mira poetike. Përgëzime!

Zana Pira:
Kurre me rremben fjala, ne kete poezi. Haxhiu paraqet motivin e dashurise se dhene pas fjales se shkruar lidhur me vershimet e gezimeve sepse me penen e tij i permbyt te gjitha perandorit. e padeshiruar qe shfaqen ne horizontin e caktuar te kohes... ne mungesen e kodeve te kodeve dhe fjales kronike...

Adem Gashi:
E goditur, Haxhi!

Pellumb Tare:
Nje hymn, fjales... Shume e bukur.

Pjeter Zefi:
Fjala eshte thjesht nje fjale po kur e ngre ne art siç keni bere ju meriton te percillet me endje nga lexuesi i saj. Pergezime!

Xheladin Mjeku:
Uroj që të të kemi sa më shpesh në shoqërimin tonë, por me vargje të këtilla, ama...
Kënaqësia vjen me vargun që buron nga shpirti, çoftë kur dhemb, apo edhe kur dashuron...

Merita Smaja:
Sa magjike eshte fjala... Uroj te te rrembeje gjithmone! Nese Bota do te vdese nje dite, ajo qe do kallzoje egzistencen tone eshte Fjala. Fjale, buzeqeshi sa me shume poetit !

Kaman Myftaraj:
Nese fjala nuk do ekzistone edhe bota do te qe memece. Fjala ka gjithçka ne brendine e saj. Lum ai qe thote fjalen e mire dhe qe e kuptojne te gjithe...

Bujar Salihu:
Dhe kur më rrëmben fjala, nuk si të mos më rrëmbej poezia, e si të mos më rrëmbejnë të dashurat...
Poezi e mrekullueshme. Përgëzime!

Besim M. Zymberi:
Fjala, gezim, pasion, zhgenjim, vleresim dhe pushtet... Fjala e ka gjetur veten ne kete poezi... Pergezmie!

Bilall M. Maliqi:
Poezi e ndjeshme dhe interesante.

Agim Gashi:
Shihet qe te ka rrembyer fjala Haxhi. Atë e ke armë te fortê dhe e përdorë me mjeshtri të rrallê. Andaj, te lumtë pena o mjeshter!

Mahir Morina:
Një ktijim i tillë te fiksohet ne mendje për çdo her, sepse tema është e fort,është e derdhur mjeshtrisht me perplot motiv poetike. Fjala është vet ligji, është vet mbreteria, është vet helmi. Të lumtë ata që dinë ta perdorin këtë që nganjeherë bëhet plumb e nganjëher fuqi, vullnet e shpresë.

Seveme Fetiqi:
Fjala eshte pelin, fjala eshte embelsire, fjala rrenon boten, fjala e zbukuron boten. Çdo gje ben fjala me plotfuqine e saj. Ti, mik i nderuar, e ke dhene nje mesazh shume te qelluar me keto vargje.Te lumte!

Valon Rashica:
,,Në fillim ishte fjala'' - mu kujtua kjo fjali me të cilën fillon bibla. Fjala është A-ja dhe O-ja sidomos për poetët gjegjësisht krijuesit. Këtë fakt e ke shprehur bukur edhe në poezinë tënde i nderuari mik, poezi kjo të cilën e ke ilustruar edhe me figura të bukura stilistike, si p.sh. krahasimin. 

Ermira Guza:
Kur me rremben fjala....me vershojne gezimet.......kur je i gezuar dhe fjalet te dalin pa mbarim sepse burojne nga shpirti dhe zemra per ate qe do me shume dhe mendon pse valle po flas kaqe shume?????:.. POR ESHTE E PAMUNDUR TA PERMBASH VETEN SE ATO VERSHOJNE NGA BUZET E TUA DHE TE DUKET SIKUR NUK DO TE KENE MBARIM... shume e bukur poezia juaj sa me rrembeu edhe mua dhe nuk arrita te kontrolloj veten ne flalet e mia qe duhet te gjeja... ate qe une mendoj per poezine. Pergezime!

Arqile Gjata:
Mbi gjithçka, Fjala të bën djal e të bën trim, Fjala të vret e të vdes para kohe. Këtu qëndron dhe madhështia e Fjalës që Miku ynë e ka lëvruar aq bukur artistikisht. Urime i nderuar Haxhi, të krehim sa më bukur Fjalën!

Dan Kosumi:
Vargje të bukura por edhe shumë domethënëse...
Për fjalën e dhënë njeriu është ngritur prej varrit ( sipas legjendës).
Njerëzit janë betuar në fjalën...(Besa)
Hyn fjalë kah dole (fjalë e pa matur)
Fjalë shumë e punë hiq ( popullore)
Fjala është mjaltë,fjala shëron plagë, por fjala është si pelimi nuk shërohet kurrë...
Prurje shumë e bukur në vargje, Haxhi. Të lumtë!

Nebih Bunjaku:
E paç edhe jetën aq lirike sikur edhe poezinë, miku im!

Esat Demo:
Thjeshtesisht, nje mendim qe na ben te jemi kaq te pervuajtur e te lumtur. Nje veshje shpirterore e bukur e qenies njerezore...

Raimonda Moisiu:

Dashurite e jetes jane shume,
Sa mire ti kesh prane ato,
Ja sa prane na i solli kjo poezi e Juaja!
Urime shume domethenese!

Sejdi Berisha:
Vargje të ndërtuara dhe të kënduara me ndijim...

Jeton Muçollari:
Po i dshur Haxhi kur te rremben fjala poezia rrjeth vete e poezia del e bukur, kenaqet lexuesi por dhe poeti.

Shemsije Elshani:
Në këtë poezi keni kapur tre aspektet kryesore dhe esenciale të orientimit të njeriut( më pëlqen kur them individit): Dashurinë, jetën dhe lirinë... edhe në strofën e dytë mesazhi është i shëndosh. Përshendetje nga Kosova, mik i nderuar!

Apollon Karadaku
Shumë e bukur. Urime!

Selman Etemi
Po me vjen paksa "mundim", por po e them: Të kemi shumëdimensional por dhe Poet për Poetë. Komplimente dhe suksese (si gjithherë) edhe në të ardhmën!

Rita Saliu:
Bukur ndjehet edhe poezia kur shruhet nga nje poet si Haxhi Muhaxheri...

Nezir Prokshi:
Ndjenjë që shperthen lehët me aromë mergimi, më aromë dashurie për gjithçka që synon të bukuren. Urime, mik!

Keine Kommentare:

Kommentar posten