Biografia

Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë: Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës.
Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese "Pena", kryeredaktorë i të parës revistë erotike "Amori" dhe botues i revistës "Alberos"(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: "Pena"(letrare), "Dëshira" (për familje) dhe "Fanari"(për të rinj). Për mungesë fondi, botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.
Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Shkruan, poezi, tregime dhe kritike letrare. Është administrator i dhjetra  webfaqeve dhe portaleve, si: Ora shqiptare, Albplanet (Revistë elektronike), Bukureza (Faqe për fëmijë), Poezi Shqiptare, Sofra poetike, Albpoetika, Proza Shqipe, Libra dhe autor, Ora e Çamërisë, Poezi për Shqipërinë, Poezi për Kosovën, ArtUnivers, Lugu i Baranit, Kosuriqi, Malli  (Faqe për diasporën), ALBwebTV (Faqe me kanale televizive shqiptare) ArtGallery (Faqe për artin pamor), Lugu i Baranit etj.
Jeton dhe krijon në Austri.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen