Montag, 10. September 2012

KUR POETIN E RRËMBEN FJALA



 
Shkruan: Shaban CAKOLLI
 

Të jesh poet fillimisht duhesh të keshë dhunti, të ndjeshë në shpirt dëshirën dashurinë pë artin, të i vargërosh popullit tënd në gëzimet dhe vështërsitë në të cilat gjendet.

Të jesh poet duhet të ndjeshë magjinë e fjalës e cila të lëkund shpirtin, të zgjon mendimet dhe ndjenjat për t’i shprehur hidhërimet, dashuritë, vuajtjet, “për t’i shtrydhur nga vetja, për të luftuar kundër të keqes së jetës tënde dhe së keqes së jetës së të tjerëve.

Poeti ka disa cilësi të shenjëta, atdhedashurinë, miqësinë, drejtësinë, shquarësinë për të dalluar të mirat dhe për të protestuar kundër të shëmtuarës. Poeti duhet të jetë i pregatitur për gjendjen e tij shpirtërore, i cili me mençurinë e tij mund të ecën edhe nëpër tehun e shpatës pa lëkundje, i pregatitur për të dashur atdheun, të ngjalli dashuri për atdheun te lexuesit të jetë gjëthnjë në kontakt me librin, të lexoj shumë, të tregoj botën e tij shpirtërore para lexuesëve,
të ketë gatishmërinë të duan atdheun kur gjindet pranë tij dhe kur i mungon.
 
Të dijnë të trajtoj dhe zgjedh tema të jep mesazhe të fuqishme, për fjalën, atdheun, shkollën, të dijë të protestoj kundër padrejtësive. Poeti është shpirti i popullit, jeton me popullin, punon për popullin, digjet për popullin,shkëlqen për popullin dhe është gjëthnjë pranë tij,edhe kur fizikisht ndodhet larg. Poeti shkrinë gjithçka nga vetja për të mirën e gjuhës, atdheut dhe kombit. I tillë është edhe poeti ynë i mirënjohur Haxhi Muhaxheri, i cili nga fëmijëria është ushqyar me atdhedashuri,dashuri për kombin, gjuhën, arsimin. Shpirtërore e tijë është letërsia në tërësi, poezia në veqanti.

 

Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë .Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese “Pena”, kryeredaktorë i të parës revistë erotike “Amori” dhe botues i revistës “Alberos”(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: “Pena”(letrare), “Dëshira”(për familje) dhe “Fanari”(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.

Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri. Haxhi Muhaxjeri është një veprimtarë i pashoq i cili ka bërë dhe po bënë shumë

për letërsinë tonë kombëtare. Ai përveq që krijon poezi dhe prozë,bënë shumë në afirmimin e krijuesëve,si dhe mbanë dhe administron disa faqe të kulturës e letërsisë si:Sofra Poetike,Faqja për fëmijë, AlbPlanet,Bukureza,PoeziShqiptare, ALBPOETIKA; ProzaShqiptare, Libra dhe Autor, Poezi për Shqipërinë, Arena, Poezi për Çamërinë , Poezi për Kosovën ALBwebTV, AlbKINO dhe një faqe për krijimtarinë e vet.


 Poezi nga Haxhi Muhaxheri

KUR MË RRËMBEN FJALA

Kur më rëmben fjala
Më vërshojnë gëzimet
Sikur të gjitha të dashurat
Ti kisha pranë

Kur fjala më çalon
Dehem e bëhëm tapë
Si të kisha pirë
Helmin e kësaj bote

Kur më buzëqesh fjala
Diellëzohem lartësohem
Si ti kisha përmbysur
Të gjitha perandoritë



UNË DHE KËNGA*

Do të varrosemi
Kur të na lindin
Të vdekurit

Për të lindur
Kur të vdekurit
Të na varrosin


*Kjo poezi mori çmimin e tretë në manifestimin
“Sofra poetike e Drenicës” ne vitin 1995



LIRIKË ME PËRDHUNË

Të kujtohet ndajnata
kur në kryqëzim sysh
lexoja biografinë tënde
dhe fjalë e ndryrë në gojë
qëkurthi e ruajtur vetë për ty
që edhe sot mendoj
se kurrë nuk ta thashë vetë
po zëri i brëndisë
ai zë që dëgjohet
vetëm në ligjerim zemrash

Të kujtohen fjalët tua të brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kënga e psherëtimave
kënga që aq shumë ia pate frikën
po edhe dashur e ke aq sa unë
dhe pas të gjithave më pate thënë
se tash ke gjetur
princin mbi kalë të bardhë
yllin e dashurisë

E unë tretësha në mendime
sa herë dëgjoja radion
të fliste për atdheun
për dhunën
që u bëhej vëllezërve të mi
dhe i mllefosur të pata pyetur
si të mendoja për yllkën e dashurisë
kur populli vuan për dritën e lirisë
të drejtën e harmonisë kozmike

Mars, 1991



LETËRKËMBIM

Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli
fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate
dhe si i krisur zura të bisedoja
me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë
dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë

Mike
të ne punët prapë nuk venë mirë
dorë e hekurt
pareshtur mbi kokat tona rëndon lëndon
ushtaret kthehen në arkivole përsëri
e ne presim Çmimin Nobel
për mendjen e durimit

Me vite prita të mësoja
e ende nuk e di
durimi është pjellë e vdekjës
a vdekja pjellë e tij

E di moj
do të thuash durimi ka kufij
po polemi di më mirë se ne të dy
a duhet flijuar a pritur për lirinë

Do më pyesje për ditën e gëzimit
e vështirë është pritja për ty
të bëj benë
nuk do të vonoj shumë
vadja e dasmës së madhe

Gusht, 1991



UJK MË ËSHTË BËRË VETJA

Përditë zgjohem me mendjen në ty
Shtegun mbuluar e ka bloza e dëshirës
Më përvlon malli
E veten ngushlloj me letra dashurie

Më kot mundohem të mësoj
Kobi je ti që më sillësh vërdallë
A fati im i çalë
Që më shpie drejt çmendisë

Lule ferri je a lule parajse

Bukuri vërbuese
A kumt orësh të liga

Lojtare netesh të humbura
A sëmundje që nuk shërohesh

Pjellë mortore a gjemb durimi

Çelës enigmash a neperkë syri

Si ta kuptoj moj
Më thuaj

Më shanë
Pse me emrin tënd
Pagëzoja yjtë lumenjtë përrallëzat
Pse…

Më qeshen
Për lutjet e mesnatës
E psherëtimat krismë qielli

Për ëndrrat e harlisura
E lotin e buzëqeshur

Për ditet që më iknin
Sy njerëzve të hekurt

Dhëmbet u ranë së qeshuri
E Peruni i Madh
Hiqte valle mbi kockat tona

Ti nuk erdhe e dashur
E në shpirt
Termete shkaktuar më ke

Ti duhej të vije
Bashkë me pranverën
Dhe këngët e të lashtave

Portë e hapur të pret
Dhe karafil i vyshkur
Në dorën time

Eja e dashur
Eja
Ujk më është bërë vetja

Prishtinë, 1995



GJURMË

Me kohën në hapërim
Për të lënë gjurmë
në pemën e jetës

Grurisht
duhet kënduar
diellit legjendave

Me fjalë ndërtoni
ura mbi brigje
ura dashurie

Në gjuhën
e yjve të baladave
rrëfehuni

Për të dëshmuar
me emrin
edhe ne gurin e varrit


"Rilindja", 10.11.1988



 ATLANDIDA E RE

Urime Veneci shekullin e dhjetë
mbi ujë
kujdes njëzetenjëshin
nuk u besohet më
pellumbave të bardhë
banorëve të parë
në sheshin Santa Maria Sallita

Uji po han tokën tuaj
e një ditë do ta përpijë
se bashku me 46 ishujt
dhe Urën e Psherëtimave
qe të krijohet Atlantidë e re
Veneci

"Rilindja" 1995



URATË*

Zotynë
Pranoje Lutjen time

Diell të ketë
Në Mendjen e Durimit

Orëbardhat ta shpejtojnë
Ditën e gëzimit

Lulet e kësaj toke
Ilirisht
Uratë le ti këndojnë bashkimit

Nuse e Ujrave
Të na i gëzoj shtëpitë

Circe Jona
Të na i mbëltoj dashuritë

Ëndrrmirat
Të na i zgjedhin Fatitë

Këngët tona
Ti pushtojnë lartësitë

Amen

*Kjo poezi mori Çmimin e parë në
„Takimet e Gjeçovit” në Zym të Kosovës,në vitin 1994


________________

Nga PRISHTINAPRESS