Montag, 17. Juni 2013

Zgjohu poet


(Thirrje për poetin Ali Podrimja)

Poezi nga Haxhi Muhaxheri


Nuk jam engjull
Në tempullin e durimit
As memec i përgjumur

Zotin mallkoj
Që as kokën e ktheu
Kur Kosovës ia lidhje plagët

Zgjohu poet
Se përseri
Po „Tkurret Atdheu“

Zgjohu e zhvishi
Të gjitha marrëzitë e kësaj bote

Europa prapë  fle
E djalli lirshëm bën orgji

Zgjohu për Tokën Dardane
Për „gjakun që nuk falet“

Zgjohu ore burr i dheut
E ti zëmë pusi të keqës
Se koha nuk pret

17. 06. 2013



Komente:

Pal NDRECAJ:

Nje poezi e bukur, e fuqishme dhe tronditese! Poeti, H. Muhaxheri, therret kredon njerezore, poetike e kombetare te poetit te madh Ali Podrimja, per ta mbrojtur nga e liga qe po na i kanoset kohes sone, njeriut tone; per ta mbrojtur ardhmerine qe, kur te vije, te mos na gjeje duke vuajtur denimin e tkurrjes se atdheut.
Eshte nje ze i revoltuar qe shperthen papermbajtshem ne mallkim edhe kunder Zotit qe nuk e kthente koken kur Ali Podrimja po ia lidhte plaget Kosoves...



Gjon RROKU:

Qartesia e mendimit shoqeruar me forcen shprehese dhe lirshmerine e vargut percjell mjaft bukur mesazhin e autorit: Zgjohu per token dardane/ Per "gjakun qe nuk falet". Ndjeshmeria e poetit eshte prekese...." Po, tkurret Atdheu". Poezi qe te fymezon , te mbushe me ndjenjen e madherishme te atdhedashurise...


 Anastas NIKA:

"Zgjohu Ali Podrimja
E e ti zëm pusi të keqës
Se koha nuk pret"


Vete Ali Podrimja dhe vargu i tij ka qene; eshte e do te jete nje kembane e forte e dashurise per dheun e tij Kosoven. Dhe ai flet per ata qe kane sy, e kumbon per ata qe kane vesh e duan ta degjojne.("Kosova asht gjaku im qe nuk falet").  Edhe vargjet e autorit Haxhi  Muhaxheri, kan po ate porosi. Bejne qe njerezit te drejtojne syte nga ai, i madhi mjeshter i dashurise dhe vargut te dhimbjes , e te ngrene lart figuren e tij, duke thirrur per luftimin e mprapshtive te kohes ..."Zgjohu e zhvishi/Të gjitha marrëzitë e kësaj bote"! "Zgjohu Ali Podrimja"!


Drita LUSHI:

"Zgjohu poet"-"Se koha nuk pret", se kombi ka nevoje.
Fjala e poetit eshte si kushtrim ne kohe dhe periudha te vecanta historike.
Aq me shume kur behet fjale per poete me emer si Ali Podrimja.
E kur i drejtohet ne vete te pare ne menyre thirrore: "Zgjohu Ali Podrimja",  rritet vlera emoconale e poezise.



Ymer NURKA:

Kjo eshte thirrja e poetit... Ketu shungullon bukur si vete verbi poetik i Podrimes se Madh dhe jo vetem... zgjimi me se pari vjen prej genit te dijes qe flen ne mendjet tona kur deklamohet paqja...dhe veshtire eshte te dallosh opiumin prej nga vjen. Por ne shqiptaret me se tepermi kemi qene te tradhetuar prej vetes, ndaj duhet te themi sikur fleme me te keqen... E zgjimi duhet te jete motivi i vete jetes.



Rrahim SADIKU:

Thirrje që po duhet të dëgjohet shpesh në këto troje,sepse kur artisti (poeti) flen, kombi gjëmon e rënkon.Thirrje e ndërgjegjes njerëzore e kombëtare del nga këto vargje.


Hasan QYQALLA:

Psalm i mrekullueshem Poetik...! Respekt miku Haxhi Muhaxheri!


Fadil CURRI:

Si poezi eshte mbreselenese, nje LAMENT ndaj ogurit te zi ne qiellin shqiptarqe mund te na plandoset. E shtrojme pak me ndryshe kete tufe vargjesh,mbase edhe jashte qejfit te autorit Haxhi Muhaxheri. Kerkon te ringjallet poeti Ali Podrimja, te jete nje si shpetimtar nga tkurrja e metejshme e atdheut, te zgjohet si nje JUD. Nese ka nderruar status bilogjik poeti Podrimja, poezia e tij kumbuese per OREN shqiptare(jo vetem te Kosoves) te Shqiptarise, eshte gjalle ne kujtesen tone plot shije artistike, porosi haperuese dhe kod zgjedhor te fatit te lumnuem per te ardhmen. Ne kete rrethana ishte gjalle Ali Podrimja, i perjetoi zezonat ogurzeze, por asgje individualisht nuk ndryshoi dot. Edhe po te ngjalle, fat te ngjashem do te kishte. Poezia e tij, si edhe kjo e jotja, do te perfundonte me mbresat e lexuesve, me komente keqardhese per gjendjen shqiptare ne Kosoven e paratkurrur dhe asgje me larg. Ju ia zeni per te madhe Evropes, e cila as qe çan koken e saj prrfide per shqiptaret e Kosovenb ne veçanti, sepse brenda saj secili shtet poetent ka nga nje Kosove te vet, ndaj edhe nuk fle Evropa, si mendon ti ne nje varg. Edhe Zotin mos e mallko, i nderuari Haxhi, sepse ai te ka dhene mendje e force gjykuese, te ka falur shtigje shpetimtare, por varet se si ishfrytezon, ose kolektivisht te themi si i shfrytezojme ne ato. Ai do te na ndihmointe nese ne e ndihmojme veten paksa, e neser ne e mohojme mujndesine e Tij ndihmeçare duke ndjenjur ne kokerr te shpines, do te thote e injorojme edhe Ate, te Gjithemundshmin, edhe per shpetimin tone. Po shoh qe nen kete poezi kane komentuar pena nga troje te ndyshme shqiptare dhe me detyroi te pyetem: Ku eshte forca inteklektuakle, shkrimtare, kulturore, artistike, historiane, me thjesht thene, ku jane akademite e shkencave shqiptare, universitetet, shoqatat e shkrimtareve, filozofeve, juristeve, historianeve, fetare e shume te ngjashme qe nuk e ngrene zerin kunder tkurrjes se Shqiptarise? Sa ky mllef i komiunitetit letrar fejsbukist arrin deri te ndergjegjja e parise shqiptare, por edhe me larg - te forumet vendimmarrese boterore? Te prihet edhe nga komuniteti letrar qe permes ndonje nisme kuklturore te ngritet zeri i padrejtesise, qofte permes ndonje peticioni, proteste, shkrese kolegeve te botes dhe te behet trysni politikaneve e qeveritareve, parise aktuale shqiotare qe te menbdoje me esull e me me paramendime fatlume per mostkurrjen shqiptare. Nese zeri mospajtues i Gjergj Fishtes ne Veri e te Çajupit ne Jug per unitet shqiptar, per moscopetim te trojeve shqiptare atebote ishte i pamundshem te depertoje me larg se bashkatdhetaret e vet, sot, ne boten e munesive internetore informimi dhe shperndarja e lajmit eshte me e e depertueshme dhe me e dobiprurese. Kete problematike e pata shtruar para disa vitesh ne nje tekstin "Kosova duhet te çlirohet nga shqiptaret", te botuara ne disa gazeta e redaksi internetore, duke theksuar amulline e akademikeve shqiptare dhe fatin e Mitrovices, zhberies se saj te mundshme. Por, pos disa komenteve perkrahese, perseri secili me te veten.Prandaj, fitova pershtypjen se kjo poezi, si edhe teksti im gazetar, do te kete fatin e nje vajtimi qe nuk e degjon kush per te ndryshuar gjendjen e mjere te vajtuesit dhe lagjes se tij(Kosoves, Shqiptarise), ndersa nuk behet e madhe edhe para hundeve te parise politike, administrative e shteterore shqiptare, ndersa nuk i perdhoset krenaria hipokrite e tradhetare e parise. Te faleminderit dhe pershendetje, i nderuari Haxhi.



Begzad BALIU:

Urime Z. Haxhi. Poetet per te gjalle e per te vdekur kane nevoje per kujtime te tilla poetike!


Fran UKCAMA:

 Thirrje poetike e perkryer, Alarm se dheu i Arbrit prap po hjek, ngrihu zgalemi i kushtrimit, po therret Haxhiu Poet! Urime Haxhi! 


Gjon NEÇAJ:

Bukur,shume bukur miku im ! Nje thirrje,nje kushtrim qe simbolizon tjetersimin e poetit me kombin,per t'u zgjuar se Ali Podrimja eshte i perjetshem me kombin e vet.
Xhevair BAXHIA:

Nje dedikim teper mbreselenes dhe me shume shkelqim,vleresime plotesisht te merituara keto vargje kushtrim dhe plot madheshti per Podrimen e Madh ! Respekt dhe faleminderit miku im Haxhi edhe per mesazhet qe percillni...Urime !


Agim GASHI - Drenica:

Nje përkushtim dhe kushtrim poetik i fuqishem nga pena tanime e dëshmuar e poetit Haxhi MUHAXHERI.Ka kohë qe vertete s'kam pasur rastin te lexoje vargje me te bukura poetike.Miku yne Haxhi Muhaxheri figurën e poetit Ali Podrimja e ngrit në nje figur profetike duke iu drejtuar
"
Zgjohu poet
Se përseri
Po „Tkurret Atdheu“


.Pêrgezime dhe urojme qe sa me shpesh te dhurosh vargje margaritarnga pena juaj.



Fehmi BERISHA:

Thirrje e bukur artistike,thirrje kuptimplotë në kohë të duhur....


Blerim VALLA:

Eh, Haxhi...sa do te gezohej Haxhi, Aliu per keto vargje tuaja.Te lumte, si gjitnje je i mrekullueshem.


Lulzim BREZNICA:

Shume e bukur ,...me perkujtuat Podrimen(poetin tim te preferuar) "Zgjohu Kosove" dhe Thirrja juaj po me tingellon "Thirrje Podrimes-Atdheut"...Pergezime per poezine dhe stilin tuaj.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen