![]() |
MORTIS AMORIS
Veten harruar e kemi
Duke i dashur të tjerët
Lum miku
Tash rrugën e gabojmë
Edhe në mes të oborrit
E aureola radioaktive
Sillet mbi kokat tona
Sonte n'mesnatë
Do të udhëtoj
Drejt Ishullit të Vetmisë
Atje ku dëgjohën
Sall këngët e vajtimit
Sonte
Do ti fshijë
Të gjitha adresat
E të zhdukem
Të zhdukem
Të zhdukem
Lagjes së të Marrëve
Ku askush t’mos më gjej
Dhe n’kulmin e zhgënjimit
T’fundosëm n’Liqenin e Lotëve
Sonte... Oh sonte...
Diellit do i bien mustaqet
Hëna flokët ka për ti shkulur
Se një yll do të shuhet
E muza veten do ta vrasë
Dhe kurrë më nuk do të shkruhen
Lirika dashurie e as melodi malli
E dashur
Ti bëj gjumë të rehatshëm
Se asgjë nuk do të mungoj
Asgjë nuk do të mirret vesh
Hamshorë do të ketë gjithandej
Veç mashtrimit do ti grisen rrobat
E dashuria do të verbohet
N'frymën e saj t'fundit
________________________
*Kjo poezi është vlersuar me çmimin e parë
në konkursin "Sofra poetike e Drenicës" në vitin 1995
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen