Montag, 19. Februar 2018
Miqtë e mi të mirë
Haxhi MUHAXHERI
MIQTË E MI TË MIRË
Askush i ka miqtë e mirë si unë – Ata...
kanë pamje engjëllore – shkëlqejnë
kujdesen për mua dhe gjërat e mia
për plugun – për arën – për farën...
Për shëmbull... Miqtë Gj – Sh e disa tjerë
merren gjatë me historinë e dhomës 21
se duan ta kuptojnë patjetër ç'ndodhi aty
që mandej t‘i bien fyellit njëtrajtshëm
E miku që e ka sëmundje të duket
sheh ëndërra shtratit – përjarget
n'ag i thërret jerm Perëndeshës
në emërin e saj të parë e të dytë
Askush nuk i ka miqtë më besnik se unë
ata më duan edhe më shumë se veten
më shumë se atdheun – më shumë se zotin
sa brekët e shqyera të një prostitute
30 janar 2018
Heroin s'e zë gjumi
Haxhi MUHAXHERI
HEROIN S'E ZË GJUMI
Perëndesha ime – Ty kurrë
s'të ka munguar guximi.
Eja – Eja moj –
zjarri ende nuk është shuar.
Në Planetin Eta – jetohet mirë.
Atje Heroin nuk e zë gjumi –
Po s'ja puthi diellin Lirisë.
Kthehu – Kjo s'është
thirrja ime e fundit.
Edhe Gjergji –
një dashni e kishte për At'Dhe!
24 janar 2017
Zgjimi i muzës
Haxhi MUHAXHERI
ZGJIMI I MUZËS
Ditët nuk kanë ikje
ato vetëm vijnë
Kështu m'tha një flutur
dhe puthi lartësitë
Andej kah lind dielli
u dëgjua një klithmë
Muzës iu prish gjumi
n'shpirt u ndez një dritë
12 janar 2018
Gjámë
Haxhi MUHAXHERI
GJÁMË
M’vrave – m’qorrove – m’zezove –
M’lé mejt n’ditë t’sodit – e jemja dashni.
Jam bá me m’kja Shkup e Shkodër –
Kukuuu… emnin vedit má s’po ja di !
22 janar 2018
Klithmë
Freitag, 19. Januar 2018
Liri dhe dashuri
![]() |
| Haxhi Muhaxheri |
LIRI DHE DASHURI
Liri është – përnjëmend Liri
Kur djeg rrobat e turpit
e nga maja e Kullës së Babelit
botën e shikon lakuriq!
Guxim e Liri zemre është
ta vrasësh frikën –
edhe para Zotit
dhe lirshëm të thuash:
– Perëndeshë… të dua!
Dashuri është edhe Liria
kur mbi gjoksin e të dashurës,
me maje gjuhe –
vizaton hartën e atdheut!
Liri... o sa Liri është
kur ndonjëherë –
bash për pikën e qejfit
e me lezet shpirti
i thua edhe gruas – ik!
Dhjetor 2017
Donnerstag, 18. Januar 2018
Ajo nuk i do gjërat e vogla
![]() |
| Haxhi Muhaxheri |
AJO NUK I DO GJËRAT E VOGLA
Ajo nuk i do gjërat e vogla imtësitë
se t‘mëdha i ka ndjenjat bardhësitë
Të madhe e do edhe shtëpinë
me shtrat të gjerë perandorak
dritare të hapura pëplot me dritë
e burrin vigan bash si perënditë
Eta është krejt botë n’vete
E n’shpirt i mban të gjitha mirësitë
dimension i panjohur lirie është ajo
e çilter madheshtore si republikë
Ajo nuk i do gjërat e vogla imtësitë
Është vet Perendeshë që shndrit
8 janar 2018
Abonnieren
Posts (Atom)






