Montag, 19. Februar 2018
Gjámë
Haxhi MUHAXHERI
GJÁMË
M’vrave – m’qorrove – m’zezove –
M’lé mejt n’ditë t’sodit – e jemja dashni.
Jam bá me m’kja Shkup e Shkodër –
Kukuuu… emnin vedit má s’po ja di !
22 janar 2018
Klithmë
Freitag, 19. Januar 2018
Liri dhe dashuri
![]() |
| Haxhi Muhaxheri |
LIRI DHE DASHURI
Liri është – përnjëmend Liri
Kur djeg rrobat e turpit
e nga maja e Kullës së Babelit
botën e shikon lakuriq!
Guxim e Liri zemre është
ta vrasësh frikën –
edhe para Zotit
dhe lirshëm të thuash:
– Perëndeshë… të dua!
Dashuri është edhe Liria
kur mbi gjoksin e të dashurës,
me maje gjuhe –
vizaton hartën e atdheut!
Liri... o sa Liri është
kur ndonjëherë –
bash për pikën e qejfit
e me lezet shpirti
i thua edhe gruas – ik!
Dhjetor 2017
Donnerstag, 18. Januar 2018
Ajo nuk i do gjërat e vogla
![]() |
| Haxhi Muhaxheri |
AJO NUK I DO GJËRAT E VOGLA
Ajo nuk i do gjërat e vogla imtësitë
se t‘mëdha i ka ndjenjat bardhësitë
Të madhe e do edhe shtëpinë
me shtrat të gjerë perandorak
dritare të hapura pëplot me dritë
e burrin vigan bash si perënditë
Eta është krejt botë n’vete
E n’shpirt i mban të gjitha mirësitë
dimension i panjohur lirie është ajo
e çilter madheshtore si republikë
Ajo nuk i do gjërat e vogla imtësitë
Është vet Perendeshë që shndrit
8 janar 2018
Sonntag, 14. Januar 2018
Shkelja e kufijve
![]() |
| Haxhi Muhaxheri |
SHKELJA E KUFIJVE
Në Ishullin Erta – ka nisë dimër i madh
Shpirtit përditë i shtohen akullnajat
E ëndrrat i merr kolla e thatë
Atje – përveç të zezës
Të gjitha ngjyrave u rënë pika
E tash – nuk këndohen serenada
As lule u jepen perëndeshave
Në atë ishull të shkretë – ku magjia shëmton
Më nuk bëhet seks – as dashuri – si dikur
Se orgazma përjetohet krejt ndryshe
Atje – njerëzit shkërdhehen me numrat
Teoremën e Pitagorës - Kodin e Davinçit...
Orë e çast shkelin kufinjtë e ndaluar
E zotit – duan t’ja vjedhin fuqinë
Thonë se atje – nuk do të zbardh më dita
Thonë se atje – do të përseritet Atlantida
13 janar 2018
Samstag, 6. Januar 2018
Sëmbim
Shkronja e shtatë
![]() |
| Haxhi Muhaxheri |
SHKRONJA E SHTATË
Gjithë të mirat që jeta më dha
mbanin shkronjën e shtatë te alfabetit
Me shkronjën e shtatë
më buzqeshnin ëndrrat
fjalët
këngët…
e shpirti ia vidhte ngrohtësinë diellit
Me atë shkronjë të shenjtë
isha i pari i botës
engjujt loznin valle rreth meje
Në një ditë të trisht
lënduar e kam
he vrafsha veten!
Ajo
mori trajtë tjetër
dhe mbeta një hiç
unë i mjeri
Eeeeeeeeeeeeeeeeeee…
Ëëëëëëëëëëëëëëëëëëëëë!
Abonnieren
Posts (Atom)






