BUKURIA E PRITJËS Ti që pamëshirshëm Përmbys çdo ëndërr Pse ma shëmtove Bukurinë e pritjës... Më thuaj moj – pse... Unë – sa kisha filluar Ta ndjeja frymën e saj E të kënaqesha – Ashtu si robi kënaqet Me mungesën e Lirisë Kur shpirti stërkeqet N‘kalvarin e durimit... Dreqi e marrtë E dashur – Pse u nxitove Pse... Kur e dija se një ditë Do ta thoshe patjetër Atë fjalë – të valë Me peshë sa bjeshka... Tash – ujk mbetem Por mbret s'bëhem dot Pa e mundur djallin e durimit Për ta sh'ndrruar më pas Në lule të kristaltë… ______ Haxhi Muhaxheri 19 mars 2018
FUNDI I LOJËS Kur në prehërin e prillit u shfaq “Fundi i Lojës”, ëndrrave ju doli gjumi. Dëshprimin – ia fala detit. Pastaj – universit të shpirtit nisi të luhej simfonia hyjnore dhe Perënditë cakrruan gotat. Në teatrin absurd – ikën dritat. 21 prill 2018
ËSHTË DIKUSH... Është dikush që keq m'ka lidhur. Ritmin e zemrës përditë po ma ndërron! Është dikush që netëve vjedhur ua ka gjumin... Më bën... Zotin ta shoh! Është dikush...dikush është... Na ndajnë kontinentet, për t'na bashkuar zemrat! 25.04.2014
KUR VJEN E DIELA... Të hënën të dua marrëzisht, për të urrejtur të martën … prej dashnisë! Të mërkurën të dua si sytë, që të enjtën të urrej sa veten … prej syrit të keq! Të premten të dua si jetën, për të urrejtur të shtunën – veç pak … prej xhelozisë! Të dielën... Oh... kur vjen e diela, të dua baras me Zotin dhe veten e harroj duke u lutur për Ty! 24. 04. 2018