Ai... Emrin e kishte Bajram Burrë i fjalës dhe besës Babai i tij… quhej Ali E gjyshi – Kadri Gjithmonë… Bajrami i kremtonte Festat e Bajramit Lutej dhe agjëronte Si muhamedan Por... Sa herë e zinte gjumi Ëndrrave bënte kryq Dhe takohej me Zotin... 1984
Sa herë që vjen vera Ëndrrave më shfaqesh Ti moj – si një engjëll E shpirti flakë më digjet Na e vranë verën – Vera (Eu... ata e vrafshin veten!) Paçka se...një Zot e kishim E shqip i luteshim të dy Tash... S'na mbeti tjetër Veç t'i kujtojmë netët Kur fshehtas loznim me yje E zjarri ndizej brenda nesh 1986
Një Lis – babai Mbjellur e kishte në Plis Rritjej e rritej Lisi Ndritej shkëlqente Plisi Lis në Plis E Plis në Lis Babai udhëtoj qiellit E Lisi u bë një me diellin _____ Haxhi Muhaxheri 12.06.2018
Më fal moj grua se mbrëm tradhëtuar të kam me fqinjën leshverdhë që mendsh luan perënditë Bobo... ç'më bëri shejtanka shpirtin desh ma nxori ëndrrave – gjithë natën _____ Haxhi Muhaxheri 12.06.2018
Në Çamëri sa herë që bie shi – ndizet qielli dhe Lumi i Lotëve del nga shtrati Atje – të gjitha lulet mbajnë erën e gjakut Në Çamëri – çdo natë dëgjohet vaji i fëmijëve që djepat ua kanë djegur dhe perëndive u errën sytë Atje – më nuk këndohen ninulla as Vallja e Osmat Takës luhet Në Çamëri Sa herë lind dielli mbijnë lulet e shpresës dhe ëndrrat përshpirten në rrethin e shtatë Atje – veç Zoti nuk është zën peng ............................................. ______________ Haxhi Muhaxheri 02.06.2018